I dënuari për drogë në Itali arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionela kanë vënë në pranga një shtetas, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën