I dënuar për trafik droge në Greqi dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri, ky është 49- vjeçari që u ekzekutua me 9 plumba në Tiranë

Ky është 49 vjeçari që u vra me 9 plumba pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë. Viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, për trafik droge.

Sakaq, gjithashtu mësohet se ai ka qenë dënuar në Greqi për trafik droge.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…