I buzëqeshur edhe pse do vuajë tre vite burg! Saimir Tahiri merr familjarët në telefon pas vendimit

Saimir Tahiri është shoqëruar në qelitë e paraburgimit. Pak minuta para se të shoqërohej, ai ka marrë në telefon familjarët dhe i ka përshëndetur.

Ish-ministri i Brendshëm e priti me buzëqeshje vendimin e gjykatës duke shkëmbyer batuta me avokatin e tij dhe gazetarët. Kujtojmë se Tahiri u dënua me 3 vite e katër muaj burg.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 04.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 47 regjistri themeltar, datë 24.11.2021 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç, ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lëniennëfuqitëVendimit nr. 60, datë 19.09.2019 tëGjykatëssëShkallëssëParëpërKrimet e RëndaTiranë, me ndryshiminsimëposhtë:

-Moszbatimin e nenit 59 tëKodit Penal përtëpandehurin z. S.T.

-Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin z. S.T.fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur