“I bekuar, përkëdhelur dhe…”- Pas dhjetë vitesh bashkë, Erion Isai dhe partnerja e tij martohen! (Foto)

Erion Isai dhe partnerja e tij, Ajlin Petrela, kanë celebruar me martesë dashurinë e tyre prej dhjetë vitesh.

Dyshja kishin planifikuar ta realizonin diçka të tillë dy vite më parë, por për shkak të pandemisë, u detyruan ta shtynin për një moment të dytë.

Ditën e djeshme, Erioni ishte njoftuar nga stafi i bashkisë që drejton, Kolonjë, se do të celebronte një çift dhe përpara tij u shfaq e veshur me fustanin e nusërisë, pikërisht Ajlin.

“10 vjet bashkë, Ajlin Petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time tre vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar e me plot dashuri”, shkroi aktori i humorit krahas fotove të realizuara gjatë ceremonisë.

Erioni dhe Ajlin janë njohur gjatë kohës që studionin në Akademinë e Arteve dhe sot, pas dhjetë vitesh romancë, ata janë edhe prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”