I anuloi golin në minutën e fundit, makthi i lojtarit të Fiorentinës dhe së shoqes: “Më ngatërroi me arbitrin në gjumë”

VAR mund të bëhet një makth, pyesni Gaetano Castrovilli për informacion. Mesfushorit të Fiorentinës iu anulua goli i barazimit për 2 milimetra, në ndeshjen mes Juventus dhe Fiorentinës. Një gëzim i mbytur që me sa duket ishte i vështirë për t’u harruar. Por jo vetëm për të, por edhe për bashkëshorten Rashel Risaliti. Vajza ishte viktimë indirekte e agonive të mbrëmjes së bashkëshortit. E episodi që u zhvillua gjatë natës ishte vërtet interesant.

Nëse të anulojnë një gol në minutën e 90′, hidhërimi është i madh. Nëse më pas e anulojnë në Juventus-Fiorentina me dy milimetra, është një torturë. Për Castrovilli, VAR është kthyer në një makth, aq sa e ka përndjekur edhe kur flinte. Bashkëshortja e tij Rachele Risaliti ka rrëfyer episodin përmes profilit të saj në Instagram: “Gjithsesi sonte po mendonte për VAR dhe golin e anuluar. E pa të arsyeshme të më jepte dy shuplaka në gjumë. Ai mendoi se isha arbitri, unë e habitur”.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe