Hyn në kishë dhe sulmon besimtarët së bashku me priftin, zbardhen detajet tragjike në Spanjë

Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me shpatë në një Kishë në Spanjë. Mediat vendase bëjnë me dije se atori i sulmit ka hyrë në Kishën e San Isidro në qytetin Algeciras të Cadiz duke mbajtur në dorë një shpatë samurai. Ai më pas ka nisur të sulmojë këdo që i dilte përpara.

Prifti i Kishës është mes personave të plagosur. Sulmi në Spajë vjen vetëm pak orë pas një tjetër sulmi të ngjashëm me thikë në një stacion metroje në Hamburg të Gjermanisë ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ndonëse nuk besohet se sulmet kanë lidhje, motivet në të dyja rastet mbeten ende të paqarta.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën