Humbje e madhe për kinematografinë botërore/ Aktori i famshëm gjendet i vdekur brenda automjetit, ja për çfarë dyshohet

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në Parasite, filmin fitues të çmimit Oscar, është ndarë nga jeta.

48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.

Nuk dihet ende nëse Lee i dha fund jetës, por policia deklaroi se aktori ishte larguar nga shtëpia pasi kishte shkruar një shënim.

Ai ishte nën hetim për përdorim droge që nga tetori. Gazeta Yonhap raporton se Lee Sun-kyun dyshohet se merrte drogën nga një punonjëse në një bar në Seul.

Por testet e drogës kanë rezultuar negative, thuhet në raport.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)