Humbja në miqësore kundër AF Elbasanit, trajneri i Vorës Bellai nuk e bën dramë: Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë lojtarët

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai ka folur pas miqësores së humbur kundër AF Elbasanit me shifrat 2-0.
“Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë lojtarët deri më tani. Kanë zhvilluar një punë të shkëlqyer, edhe pse janë të lodhur nga faza përgatitore dhe këmbët janë të rënda. Rezultati për mua nuk ka fare rëndësi, është thjesht një ndeshje miqësore, duhet të shohim ato që bëjmë mirë dhe të korrigjojmë gabimet që përsërisim.

Nga merkato presim lojtarë që të vijnë dhe të bashkohen me grupin, të harmonizohen dhe të bëjnë sa më mirë në kampionat. Këto përgatitje bëhen për të qenë gati për kampionatin, miqësoret janë miqësore, por në fund është grupi ai që ka rëndësi”. Përfundoi Bellai.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem