Humbja ndaj Flamurtarit bëhet dramë, mbledhje urgjente te AF Elbasani

AF Elbasani humbi një nga sfidat e rëndësishme të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Skuadra e Nevil Dedes u mposht nga Flamurtari në sfidën e vlefshme për javën e 8-të, teksa tashmë ndodhen në zonë  e “Play-Off”.

Një humbje që është e patolerueshme, me drejtuesit që këtë herë kanë zbrit në fushë për të diskutuar me lojtarët çfarë nuk shkoi siç duhet në duelin me vlonjatët. 45-minuta ka zgjatur mbledhja, ku tema kryesore ka qenë paraqitja e skuadrës, ndërsa u kërkohet futbollistëve më shumë përgjegjësi.

Presidenti Kujtim Llupa pas mbledhjes ka qëndrua edhe 45 minuta të tjera vetëm me stafin e skuadrës, ndërsa u ka kërkuar 9 pikë në 3 sfidat e ardhshme. Një ultimatum që vendoset nga kreu i klubit si një mënyrë për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive. Gjithashtu presidenti ka kërkuar informacion të detajuar për skuadrës dhe paraqitjen e secilit prej lojtarëve.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)