Humbi vulën e Partisë Demokratike! Basha bën lëvizjen e rradhës, ja çfarë pritet të ndodhë në mbrëmje

Gjykata e Apelit i ka dhënë ditën e sotme përfundimisht vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Lulzim Basha, i cili gjithashtu ishte duke pretenduar të njëtën gjë, ka bërë një reagim lidhur me vendimin.

Ai ka thënë për mediat se e respekton vendimin e gjykatës por lufta e tij dhe mbështetësve të tij nuk bëhet për karrige, ndaj dhe ai do t’a vazhdojë luftën.

Gjithashtu menjëherë pas reagimit ai ka mbledhur strukturat e PD-së zyrtare. Basha ka njoftuar edhe se do të bëjë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në orën 20:00.

Basha u pyet nga gazetarët nëse do të krijojë një forcë të re politike por ai ka lënë vend për dyshime pasi as nuk e ka mohur as e ka pohuar këtë gjë.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave