Humbi vulën e PD-së, Kokalari shfryn ndaj Sali Berishës: Mos u anko për padrejtësi, të njëjtën gjë u bëre demokratëve te Primaret!

Evi Kokalari, ish-mbështetëse e zjarrtë e Sali Berishës, thotë se atë që bëri Apeli dje me vulën, e ka bërë vetë Berisha kundrejt demokratëve. Sipas Kokalarit, Berisha u hoqi të drejtën e votës demokratëve.

Për Kokalarin, gjithë kjo sjellje e Berishës është hipokrizi, dhe se nuk ka më një njeri të ndershëm që t’i shkojë në mbrojtje. “Po ndiqja fjalimin e Berishës në mbledhjen e Kryesise, dhe kamera u fokusua për disa sekonda tek Besart Xhaferri.

Për çfarë padrejtësisë ankoheni ju o njerëz? Çfarë ju bë juve dje me vulën, ju ja bëtë njerëzve tuaj, dhe më keq akoma, rinisë pardje. E njëjta gjë me primaret e Bashkisë. Ju u hoqët të drejtën e votës demokratëve. A ka më njëri të ndershëm që do gjej forcë t’ju vij në mbrojtje dhe pse ju vjen keq për këtë që ndodhi? Hipokrizia fle brënda jush!! Ne të tjerët thjeshtë jemi të lodhur. Fundjavë të mbarë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë