Humbi gjithë familjen si pasojë e tërmetit në Siri, ja sa është rritur vogëlushja që lindi nën rrënoja (FOTO)

Kur Afraa u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj, e cila kishte vdekur menjëherë pas lindjes. Historia dhe video e shpëtimit të saj magjepsi botën dhe solli për pak çaste buzëqeshjen e munguar, në mesin e atyre që përjetuan tragjedinë e tërmetit në Turqi dhe Siri.Ajo lindi në një ditë dhe në një moment shumë ndryshe nga lindjet e fëmijëve të tjerë, Afraa mori jetë nën rrënoja, pas një tragjedie që ndodhi në lagjen, qytetin dhe vendin e saj.

Një tërmet i fuqishëm, i cili tronditi kollonat e larta të ndërtesave dhe i hodhi ato në tokë, ndodhi teksa Afrra ishte akoma në barkun e nënës së saj.

Kordoni i kërthizës së vajzës ishte ende i lidhur në momentin që u gjet nga forcat e shpëtimit, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Sot Afraa është 6 muajshe, nënë e saj e humbi sapo erdhi në jetë duke realizuar misionin e saj dhe duke i dhënë jetën e saj Afraa sot është në duart e hallës dhe xhaxhait të saj, të cilët po e rrisin atë së bashku me shtatë fëmijët e tyre në qytetin sirian Jidayris, jo shumë larg kufirit turk.

“Ajo është ende shumë e vogël, por më kujton babanë dhe motrën e saj Naëara, veçanërisht buzëqeshjen e saj. Edhe ata vdiqën në tërmet,” thotë xhaxhai i saj Khalil al-Sawadi.


Më 6 shkurt, një tërmet shkatërrues goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë më shumë se 44 mijë njerëz. Vetëm pasi tërmeti shkatërrues goditi Jindayris, nëna e Afraas lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj. Ajo vdiq para se shpëtimtarët t’i gjenin. Foshnja Afraa ishte e vetmja anëtare e familjes së saj të ngushtë që mbijetoi, babai i saj, Abu Rudaina, dhe katër vëllezërit e motrat i vdiqën, së bashku me nënën e saj.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi