Humbi 2 mijë ndjekës/ Ndryshimi në Instagram i Luiz Ejllit nuk pritet mirë nga fansat, ja çfarë ndodhi me profilin e tij

Luiz Ejlli është banori që ka bërë më shumë bujë këtë edicion të “Big brother VIP Albania”. Edhe pse kur hyri tha se nuk ishte aktiv në rrjetet sociale e se ia la porosi një mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram, këngëtari shënoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve që në javët e para.

Mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi deri më tani ai ka grumbulluar 636 mijë ndjekës. Por e gjitha ndryshoi, pasi e motra, Ina e ka marrë në menaxhim.

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ është kthyer në ‘Ina.Ejlli’dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Por ndjekësit nuk janë aspak të lumtur. Ato duan që Instagrami të rikthehet siç ishte e duke mos qënë i tillë, janë larguar. Kështu, në pak minuta, nga 636 mijë ndjekës, tashmë faqja ka 634 mijë, pra 2 mijë më pak.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024