Humbën ndaj Bylisit, mesfushori i Apolonisë: Rikthehemi me fitore ndaj Kastriotit

Apolonia vazhdon përgatitjet për javën e 10-të, që do të luhet të hënën. Udhëtojnë drejt Fushë-Krujës, aty ku do të ndeshen me Kastriotin. Do të jetë një përballje delikate, nga e cila pritet kthesa.

“Blofi” është i ndaluar dhe këtë e thotë edhe Enea Topi, mesfushori që po luan sezonin e katërt në Fier. Meritonim më shumë ndaj Bylisit, por nuk shënuam dot. Sidoqoftë, do ta rigjejë forcën. Loja që bëmë na jep garanci për kthesën përballë Kastriotit.

Pres që të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe në fund të marrim pikët e plota. Objektivi ynë i vetëm është fitorja dhe këtë ndeshje e kemi përgatitur më së miri për ta fituar. Asnjë rezultat tjetër nuk na hyn në punë. ‘Blofi’ është i ndaluar, pasi do të na largonte nga vendet e para”, tha fillimisht 19-vjeçari.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League