Humbën fëmijën/ John Legend i prek të gjithë me fjalët për bashkëshorten e tij

Në 30 shtator, modelja e njohur Chrissy Teigen tregoi plot dhimbje se ajo dhe John e humbën fëmijën e tyre. Ajo publikoi disa foto e shtrirë në spital, duke qarë pranë vogëlushit të saj, që për fat të keq nuk ja doli dot. Së fundmi John ka folur në një postim për admirimin dhe vlerësimin e madh që ka për bashkëshorten e tij, pasi i dedikoi një këngë në “2020 Billboard Music Awards”. Ai ka treguar se ndihet në ‘borxh’ me të për forcën që ajo ka treguar në momentet më sfiduese. “Kjo është për Chrissyn. Të dua dhe të çmoj ty dhe familjen tonë”. Këngëtari e vazhdon shkrimin e tij, duke treguar se si ata e kanë përjetuar bashkë çdo ulje apo ngritje në jetë dhe ka mbetur i mahnitur nga forca e bashkëshortes së tij në çdo moment. Ai shpjegoi edhe kuptimin e këngës “Never Break”. “E shkruajta këtë këngë sepse kam besim se sado të ecim në këtë botë, do të mbajmë dorën e njëri-tjetrit përmes çdo loti, çdo ulje-ngritje, çdo testi. I kemi premtuar njëri-tjetrin 7 vite më parë në dasmën tonë dhe çdo sfidë që kemi përjetuar e ka bërë atë premtim më të fuqishëm”, shkruan John.

https://www.instagram.com/tv/CGYutPilrb9/?utm_source=ig_embed&ig_mid=3AE08EC4-3768-426C-82E8-92BD825E6695

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)