“Humbëm përqëndrimin”/ Shënoi gol, Qazim Laçi i trishtuar pas eleminimit nga Champions: Kopenhaghen nuk ishte skuadra më e mirë në fushe (video)

Qazim Laçi konfirmon edhe një herë momentin e mirë që po kalon te Sparta e Pragës. Në fundjavë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte protagonist kundër Jablonecit me tre asiste, ndërsa ditën e martë, në ndeshjen e Champions League kundër Coppenhagenit, Qazim Laci rrëmbeu gjithë skenën. Në minutën e 105-të, mesfushori ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi në hyrje të zonës. Topi shkoi në trekëndësh dhe kishte shumë pak vend për portierin kundërshtar për ta ndalur.

Ky gol i dhuroi avantazhin Sparta Pragës me rezultatin 2-1, megjithatë ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3, ndërsa nga penalltitë, ishin danezët që u treguan të saktë dhe kaluan në play-offin e Champions League. Pas ndeshjes, për kanalin zyrtar të Spartës së Pragës, mesfushori i Kombëtares do të shprehej.

“Shënuam mjaftueshëm gola, por nuk ishim të përqendruar. Detajet e vogla bënë diferencën dhe u eleminuam, jo se Kopenhagen ishte skuadra më e mirë në fushë, por sepse humbën përqëndrimin, kështu e shoh unë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)