Humb jetën një 30-vjeçar/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

loading…

Related posts

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

A do ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot? Kursi i këmbimit, 22 prill 2025