HotDog me djathë dhe patate – Receta e shijshme për një vakt të shpejtë!

HotDog me djathë dhe patate, të thekur nga jashtë dhe shumë të butë nga brenda. Ky hotdog është një zgjedhje e shijshme dhe e thjeshtë për një vakt të shpejtë.
Ja hapat për ta përgatitur.

Përbërësit:

• 250 gr Patate
• 3 Salcice

• 2 Vezë

• 50 gr Thërrime buke
• 5 Feta djathë tosti

Përgatitja:


Si fillim pastrojini patatet dhe prijini ato në copa. Ziejini per 15 minuta me 1 lugë caji kripë dhe pasi ti keni hequr dhe vendosur në një tas shtypini mirë derisa të bëhen në formë brumi. E lëmë mënjanë enën me brumin e patateve.
Më pas përgatisim salcicet. Përdorni salcicen tuaj të preferuar. Pasi ti vijëzoni nga të dy anët, skuqni në zjarr mesatarë nga të dyja anët.
Me fetat e djathit mbështjellim me rradhë copat e salciceve.
Brumin e patateve e hapim në formën e një pete të vogël rrethore dhe mbështjellim me të djathin. E kalojme hotdog-un nelë miell, vezë dhe në fund thërrimet e bukës.
I skuqim në vaj të parangrohur, me zjarr mesatarë.

Servirini hotdog-un të nxehtë dhe mund të shtoni lloje të ndryshme të salcave sipas preferencës suaj.

Ju bëftë mirë!

Related posts

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Turli me perime të stinës – Plot vlera dhe shije fantastike në një pjatë

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!