Hollywood-i lë pa filma Rusinë, nuk do të shfaqen më

Disa prej kompanive më të mëdha botërore në industrinë e kinematografisë kanë vendosur të sanksionojnë Rusinë, duke mos shfaqur më prodhimet e tyre në shtetin siberian.

Dy më të mëdhatë, janë Disney dhe Warner Brothers, të cilat kanë shkëputur zyrtarisht lidhjet me shtetin rus.

Agresionin ndaj Ukrainës, duhet se e kanë pritur shumë keq edhe drejtuesit kryesorë të kinematografisë botërore, të cilët kanë marrë vendimin ekstrem, pavarësisht faktit se Rusia është një treg i rëndësishëm për ta, i cili sjell miliona dollarë fitime.

Sigurisht që vlera nuk përllogaritet sa ato të tregjeve si SHBA-të apo Kina, të cilët janë dominantë. Por, sërish, vlera monetare nga e cila hiqet dorë, është mjaft e konsiderueshme.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën