Hodhi foshnjen në koshin e plehrave, policia shoqëron në Komisariat një 32-vjeçare

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariat një vajze te re e cila dyshohet se ka hedhur në koshin e plehrave foshnjen, i cili u gjet i pajetë sot në lagjen “Ali Demi”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore”, tha Policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025