Historia prekëse e së moshuarës! 10 vjet pa pension dhe ushqehet vetëm një herë në ditë, lotët e saj prekin publikun. Shqiptarët bëhen bashkë për ta ndihmuar

Në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë shumë qytetarë tregojnë problematikat e përditshme, dhe madje nuk ngurojnë ta thojnë hapur në kamera. Në emisionin ‘Box Pop’ të AbcNews u shfaqën dy të moshuara. Njëra prej zonjave në fjalë është Magbule Muskallari nga Pogradeci, e cila sot është 70 vjeçe dhe jeton me vetëm pensionin e bashkëshortit prej 7 mijë lekësh, ndërsa prej dhjetë vitesh i mohohet e drejta e pensionit të vetë për shkak të zhdukjes së dokumenteve që vërtetojnë se ajo ka qenë prej tre dekadash infermiere.

“Jetoj me 70 mijë lekë. Jam mbytur me borxhe. Kam punuar për 25 vite si infermiere por nuk marr pension pasi janë grisur listë pagesat. Kërkoj nga shteti të më japë një zgjidhje. Shkuam edhe në Korçë ku i gjetëm sigurimet shoqërore, por nuk mund ta ndjek rastin, pasi avokatja më kërkoi 5 milionë lekë, nuk kam ku t’i gjej”, shprehet e moshuara.Ndërkohë që kunata e cila shoqëronte të moshuarën tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

“Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë. A duhet të kesh frikë t’i hapësh derën kunatës se po vjen të kërkojë lekë. Kjo ka 25 vite punë dhe nuk merr asnjë lekë, çfarë të bëjë”, rrëfen kunata e të moshuarës . Nisur nga këto fjalë, shumë shqiptarë janë bërë bashkë për të ndihmuar të moshuarën materialisht dhe financiarisht.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën