Historia e shqiperise

Shqiptaret nuk kane nje histori te mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kane nje histori superfuqish, megjithate kane nje histori nder me te lashtat ne rajon.

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara nga shqiptarët e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në kohen e Perandorisë Osmane.

Gjurmet me te hershme te qenies se njeriut ne teritorin Shqiptar shfaqen ne periudhen musteriane, qe i perket paleolitit te mesem (100 000 – 30 000 vjet me pare) Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm.

Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme dhe nje prej qyteterimeve me te njohur te periudhe se antikitetit, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.duke pasur dalje ne detin Adriatik dhe detin Jon.  Shqiptaret jane pasardhesit direkt te ketij qyteterimi .

Pozicioni i favorshem gjeostrategjik  i saj ka tehequr gjithnje vemendjen e civilizimeve fqinje me te zhvilluar dhe per kete arsye Shqiperia ka qene gjithnje nen pushtimin e civilizimeve greke, bizantine e me pas ato barbare, sllave e osmane, te cilet kane lene gjurme ne historine ketij vendi.


Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur.
Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re.

Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.
Duke pare dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, nisur nga qindvjeçari i 9-të, Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu fuqish të huaja si: kryqëtarët Bullgarë, Normanë, Angjevinët e Italisë së jugut, Serbët, dhe Venedikasit.

Pushtimi përfundimtar i vendit në vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.

Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth dyzetë vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake – Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për 25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor të Krujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës, Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.


Lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pavarësi.


Rilindja kombëtare


Nga mesi i shekullit të XIX-të Turqia ishte në grahmat e “Çështjes Lindore”, në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare – atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës – në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës.


Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin 1881.
Që atëherë lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.
Kur Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve për reforma demokratike dhe për dhënien e autonomisë, shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.


Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.


Pas luftës së parë botërore, në fillim të viteve 1920, shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë.


Grupi i dytë përbëhej nga tregtarë progresistë dhe politikanë me prirje demokratike të kohës, të cilët synonin gjithashtu modernizimin e Shqipërisë sipas standardeve Perëndimore, ndërkaq që orientimi i tyre politik qe i majtë.
Gjatë periudhës midis dy lufrave, shqiperia njohu disa qeveri dhe nje mbretesi (Mbreti Zog i pare) derisa Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e detyroi mbretin Zog i parë të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.


Lufta e Dyte Botërore


Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria i mbeti Greqisë.

Shqipëria socialiste


Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtezakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmoren një program radikal modernizimi që synonte pavarësine sociale dhe ekonomike të Shqipërise, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.


Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e diktatori Enver Hoxha u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo gjithmonë) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin.

Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.

Periudha e pas luftes se dyte boterore ka qene nje diktaturë komuniste ndër me te egrat e Evropes Lindore e udhehequr nga diktatori  Enver Hoxha. Kjo diktature do te izolonte vendin deri ne vitin 1991. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 zgjedhjet e lira, pas me shume vitesh diktature, u fituan nga Partisë Demokratike. Ketu filloi edhe fundi i izolimit te tmerrshem shqiptar.
Sot Shqiperia eshte vend anetar i Nato-s (2009) dhe eshte duke permbushur kriteret  per tu bere pjese e Bashkimit Evropian.

Related posts

A e dini se çfarë pinin ilirët?!

Zbardhet misteri! Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Njihuni me gruan që shpiku WiFi-n!