Historia e Italianit që ngriti një biznes të suksesshëm dhe një familje të lumtur

Investitorët e huaj që vijnë në Shqipëri jo në pak raste, jo vetëm që kanë konsoliduar sipërmarrjet e tyre në vendin tonë por edhe kanë krijuar familje me shqiptarët.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi ka sjellë rastin e familjes italo-shqiptare të Giuseppes që erdhi në Shqipëri 30 vjet më parë për të parë mundësitë që ofronte vendi ynë dhe jo vetëm që ngriti një biznes të suksesshëm por edhe krijoi një familje të lumtur.

“E specializuar në përpunimin e materialeve me fije qelqi dhe karboni, kompania është mjaft e njohur edhe për prodhimin e varkave, skafeve dhe sediljeve për makinat “Rally” të cilat eksportoheshin në Itali me logon “Made in Albania”– shprehet Shalsi.

Ministri e vlerëson shumë të këndshëm bashkëbisedimin me Giuseppen, i cili siç thotë ai “plot pasion më shpjegoi të gjitha proceset e punës duke më prezantuar edhe me disa punonjës që ishin rritur në këtë sipërmarrje dhe përbënin një aset të pazëvendësueshëm”.

Problematikat me rrugën, ujin dhe fuqinë punëtore i mbajtëm shënim për t’i referuar tek institucionet përkatëse”, u shpreh ai.

Burimi: ATSH

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt