Historia dhe origjina e drogës/ Si filluan ta përdornin paraardhësit tanë për të rritur adrenalinën

Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festivale dhe lloj-lloj aktivitetesh. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si lindi droga apo kur u shfaq? Si paraardhësit tanë ndezën cigaren e tyre të parë me lëndë narkotike? Droga dhe përdorimi i saj masiv daton prej disa dekadash. Por le të zbulojmë drogat që përdornin paraardhësit tanë në kohërat e lashta!

Marijuana

Kanabisi është një nga bimët e para që është konsumuar nga njerëzit. Farat e tij gatuheshin dhe përdoreshin për të prodhuar vaj pasi nuk përmbanin substanca psikoaktive. Po ashtu, u përdor për rroba dhe tekstile. Lulja e kësaj bime thahej, tymosej për qejf ose përdorej për mjekim. Në Egjiptin e lashtë ekzistonin disa receta mjekësore me bazë marijuanën.

Mendohet që kjo bimë kuronte procese të ndryshme inflamatore në trup. Egjiptianët e quanin “Shem Shamit”. Ata rekomandonin pirjen, ngrënien e tij dhe fërkimin e gjethes në lëkurë. Mesopotamia ishte një vend tjetër ku kanabisi përdorej për mjekim, por të dhënat që kemi nuk specifikojnë nëse ato receta janë përdorur ndonjëherë në jetën reale.

Disa dëshmi të pirjes së kanabisit u zbuluan gjatë gërmimit të një varreze të lashtë në anën kineze të vargmalit të malit Pamir. 8 nga 40 varret përmbanin mangallë prej druri të mbushura me gurë. Nga analiza e radiokarbonit, rezultoi të ishin 2500-vjeçare, dhe anët e gurëve ishin të mbuluara me kanabinol. Ky produkt është substanca kryesore psiko-aktive te kanabisi, i njohur shkurt si THC.

Opiumi

Njerëzimi e njeh bimën e lulekuqes së opiumit që kur zbuloi edhe kanabisin. Në Europë, farat e saj janë gjetur në vendbanime që datojnë nga epoka neolitike. Madje një nga artefaktet më të hershme të lulekuqes daton që në mijëvjeçarin VI Para Krishtit. Gjurmë të farave të lulekuqes të gjetura në vendbanimet e lashta në Itali, janë shumë më ndryshe nga lulëkuqja e zakonshme, gjë që do të thoshte se ato ishin kultivuar enkas.

Gjurmët e para të opiumit janë gjetur mbi një pllakë prej balte sumeriane që daton mbi 2000 vjet Para Krishtit. Egjiptianët e përdorën lëngun si një qetësues. Rëndësia e opiumit u rrit pasi ekzistonte një perëndeshë e lashtë e njohur si Kreta, statuja e së cilës kishte kapsula lulekuqeje në kokë të cilat kishin prerje të dallueshme në to. Arkeologët kanë zbuluar një vazo cilindrike që përdorej për të thithur avujt e opiumit pikërisht pranë statujës dhe një e ngjashme është gjetur në Qipro.

Betel

Në Azinë Juglindore njerëzit i preferonin shumë stimulantët, dhe në shpellën Dojeong në ishullit Palauan në Filipine, arkeologët kanë zbuluar një skelet. Ai ka në dhëmbë njolla të kuqe të dallueshme, dhe ai ka jetuar para 4500 vjetësh. Këto gjurmë janë zakonisht gjurmë të arrave Areka dhe gjetheve të Betelit.

Arrat Areka përmbajnë një simulant që e bën një njeri të ndihet më i fortë, më i lehtë, më i sigurtë në vetvete dhe më i qetë. Por kjo bimë shkakton varësi, por edhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve, nxirje të dhëmbëve dhe mund të çojë deri në shfaqjen e sëmundjeve kanceroze.

Soma

Librat e shenjtë nga mijëvjeçari I dhe II Para Krishtit, të cilët përfshijnë “Rigveda” të hinduve dhe “Vesta”-n e Zoroastrianëve, janë plot me përmendjen e Somës, e cila është një drogë e famshme që gjendet në 3 forma të ndryshme. Forma e parë përmendet si përbërës por edhe si pije apo hyjni. Populli indian e quante Soma, pra një mjeshtër të botës, dhe që është një shok i perëndive. Besohej se kjo pije ishte ripërtëritëse, dehëse dhe halucinogjene. Ajo kishte edhe veti medicinale dhe mendohej se e çlironte një të varfër nga varfëria.

Koka

Amerikanët vendas dinin se si të futeshin në një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Dëshmia më e hershme e gjetheve të koka-s u gjet në një luginë në veri të Perusë, ndërsa gjurmë gjethesh janë gjetur në vendbanimet e lashta me prani të kalciti. Ky ishte një mineral që ndihmonte në nxjerrjen e alkaloideve nga gjethja, dhe e forconte efektit.

Objektet e gjetura janë 8000 vjeçare. Duket sikur koka përdorej kudo në Amerikën e Jugut ishte shumë e zakonshme në Perandorinë Inkase. Korrierët dhe ushtarët mbanin në çanta

veç sendeve të tjera rrugës shkumës edhe gjethe të kësaj bime energjike. Ata do ta matnin distancën e përshkuar në një ditë duke iu referuar sasisë së gjetheve të kokës që do të përtypnin.

Meskalina

Kjo bimë u përdor gjithashtu nga amerikanët vendas dhe shamanët do ta përdornin për të komunikuar me shpirtrat. Ekzistojnë disa lloje kaktusësh që mund të kenë një efekt psikoktiv shumë të madh pasi përmbajnë meskaline. Më e njohura mes tyre është Pejote e cila rritet në Meksikë, dhe që në gjuhën azteke do të thotë “shkëlqyese”.

Gjurmët më të hershme të konsumimit të saj datojnë që në mijëvjeçarin e IV Para Krishtit. Pushtuesit spanjollë shkruan shumë për to, dhe i cilësonin efektet e tij si “puna e Djallit”. Ata bënë shumë përpjekje për t’i nxitur njerëzit të hiqnin dorë prej saj, por nuk ia dolën. Pejote përdoret ende për rite shpirtërore në shumë komunitete indigjene të Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut.

Burimi: CNA

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq