Lufta është një nga dimensionet e historisë, dhe nuk është reduktuar për shkak të qytetërimit apo demokracisë.
Gjatë 3421 viteve të fundit të historisë së shkruar, vetëm 268 prej tyre nuk kanë dëshmuar luftëra. Kemi pranuar që lufta është forma më ekstreme e konkurrencës dhe seleksionimit natyror ndërmjet specieve njerëzore.
“Polemos pater panton,”thoshte Herakliti; lufta, ose konkurrenca, është babai i të gjitha gjërave, burimi i fuqishëm i ideve, shpikjeve,institucioneve dhe shteteve.
Paqja është një ekuilibër i paqëndrueshëm,
i cili mund të ruhet vetëm me epërsi të pranuar ose fuqi të barabartë.
Shkaqet e luftës janë të njëjta me ato të konkurrencës ndërmjet individëve: egoizmi, agresiviteti dhe krenaria; deshira për ushqim, tokë, materiale, burime energjie, sundim.
Shteti i përdor instinktet pa kufizimet tona. Individët iu nënshtrohen kufizimeve gë iu imponohen nga morali dhe ligjet, dhe pranojnë të zëvendësojnë luftën me negocimin,sepse shteti u garanton atyre mbrojtje themelore te jetës,pronës dhe të drejtave ligjore.
Vetë shteti nuk pranon asnjë kufizim themelor, ose sepse është aq i fuqishëm sa per te sfiduar çdo ndërhyjë me vullnetin e tij, ose sepse nuk ekziston as supershtet që t’i garantojë siguri,dhe as legjislacion ndërkombëtare apo kod moral i pajisur me forcë efektive.