Hetimet / Edukatorja Dehima vazhdon të mos e pranojë fajin: Vajza 3-vjeçare u dëmtua te krevati

Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, e arrestuar një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç. Edukatorja i ka qëndruar të njëjtin deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë kur ka qenë në statusin e të shoqëruarit.

Edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, ndërsa në Komisariatin nr. 1, pas ngjarjes së rëndë, asnjë prind që ka pasur fëmijën në këtë kopsht të palicencuar nga ministria e Arsimit, nuk është paraqitur për denoncime të tjera dhune.

Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….