Herald Marku qëndron në Kategorinë Superiore, mesfushori drejt firmës me…

Vllaznia është skuadra nga e cila janë larguar disa emra të rëndësishëm lojtarësh. Mes tyre edhe Herald Marku. Emri i 27-vjeçarit ka përfunduar në kryeqytet, aty ku Dinamo tenton transferimin e tij.

Blutë e shikojnë mesfushorin shumë të rëndësishëm për skemat e Dritan Mehmetit dhe dëshirojnë që ta vënë nën urdhrat e tij sipas shtypit të shkruar.

Marku me Vllazninë në sezonin që u mbyll zhvilloi 35 ndeshje, ku arriti të shënonte edhe 7 gola, ndërsa dhuroi edhe 2 asiste duke qenë një lider për kuqeblutë.

Drejtuesit shkodranë në fakt i ofruan rinovimin e kontratës, por ai preferoi të mos qëndronte më te Vllaznia dhe si rrjedhojë tashmë do te shohë opsionet e tjera për të ardhmen e tij.

Related posts

Balaj bën kapitenin edhe në media, mbron Vllazninë: Hallet t’i mbajmë këtu, kam parë një frymë që nuk i shkon Shkodrës

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme