U rikthyen te Partizani pas huazimit, dy lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Skënder Gegës

Henri Zuna

Në momentin e rikthimit në stërvitje pas mbylljes së sezonit Partizanit iu bashkuan edhe dy të rinj, Shkambi Baruti dhe Henri Zuna, të cilët u kthyen nga huazimet.

Për gati dy javë, kjo dyshe janë stërvitur me ekipin e parë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Të dy e kanë pasur këtë periudhë si një provë për të zënë një vend në Partizanin e sezonit të ri. Zuna, i cili luan si mbrojtës i djathtë, për momentin nuk ka asnjë konkurrent roli, teksa qendra e mbrojtjes për Barutin është mjaft e populluar. Pasi Gega e pa vëmendje gjendjen e dy lojtarëve, duket se në ditët e fundit ka marrë edhe vendimin mbi angazhimin e tyre në ekip.

Mësohet se Henri Zuna dhe Baruti nuk janë konsideruar si lojtarë që mund të rrisin cilësinë e Partizanit dhe kjo u është bërë me dije edhe atyre. Sipas gjasave, klubi pritet t’i japë lejen që të kërkojnë për një klub tjetër, pavarësisht se të dy janë në kontratës. Kjo dyshe me shumë mundësi nuk do të jetë e pranishme me ekipin në fazën përgatitore që pritet të nisë në mesin e këtij muaji. Nga ana tjetër, të tjerë të rinj pritet t’u jepet mundësia për t’u provuar dhe për të treguar veten.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)

Comments are closed

Add Comment