“Gabuam presionin, aty na goditi kundërshtari!”/ Hektor Idrizaj mesazh sfidues Partizanit: Kualifikimi është i hapur

Hektor Idrizaj

Zëvendëstrajneri i Elbasanit, Hektor Idrizaj, ka bindjen se skuadra e tij ka forcën të përmbysë gjithçka në takimin e dytë të Kupës ndaj Partizanit.

“Nervozizmi? Është rrjedhojë e dinamikës së gjithë ndeshjes, ishte një ndeshje me shumë ritëm, shumë tranzicione dhe u bë futboll i hapur dhe besoj se nga dinamika e dy ekipeve erdhi ai nervozizëm në fund të ndeshjes.

Sot ishe me dy tablo, në pjesën e parë padiskutim nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Partizani ndërtoi si gjithmonë dhe e dinim, por për mendimin tim gabuam kohën e presionit në bllok të mesëm dhe si pasojë e mungesës së kohës së presionit, nuk ka agresivitet. Kur mbaroi pjesa e parë, në dhomat e zhveshjes folëm e u morëm vesh dhe besoj në pjesën e dytë ishim në kontroll gjatë gjithë kohës.

Partizani erdhi një kundër një me mesfushorët në presing dhe këtë skuadra jonë në disa momente të caktuara, nuk e lexoi dhe ta ndante kohën kur duhej të luante poshtë e me diagonale të shkurtër apo një kundër një. Se e dimë se kur vijnë me presing, sulmi është një kundër një dhe duhej të çonim topin aty. Në momentin kur Partizani ndërroi manovër, e ata futën dy sulmues, e kishim llogaritur që do ishim 3 kundër 2, por nga dinamika e aksioneve dhe duke parë që po kërkonim e ishim në minuta të mira, humbëm një moment. E dimë që Partizani ka tranzicionin pikë të fortë dhe mendoj se aty u goditëm. Nuk është puna e marrjes së masave, se çunat e kishin të qartë çfarë duhej të bënin, por ia lë dinamikës.

Azemoviç kishte një shqetësim e po e kontrollonte se përderisa e përballoi pjesën e parë, por ndoshta Kasa me ndërtimin nga poshtë na ndihmon më shumë ndaj vendosëm të ndryshojmë.

E vështirë për ta kthyer? Nuk mendoj se është e vështirë. Siç Partizani erdhi këtu e besoj që luftoi. Ishte një ndeshje me dy tablo, të jemi realistë pjesa e parë foli pak më shumë për Partizanin dhe e dyta për ne. Mendoj që ka edhe 90 minuta, çdo gjë është e hapur, ne do të bëjmë maksimumin për të kthyer rezultatin”, tha Hektor Idrizaj për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!

1 comment

Elbasani akuzon hapur arbitrat (POSTIMI) 11/02/2026 - 20:09
[…] LEXO ME SHUME:“Gabuam presionin, aty na goditi kundërshtari!”/ Hektor Idrizaj mesazh sfidues Partizanit: Kual… […]

Comments are closed

Add Comment