Vllaznia, titulli i fundit fituar nga Haxhiosmanovic, tekniku malazez rikthehet sërish në Shkodër

Dervish Haxhiosmanoviç kthehet përsëri në pankinë në Shkodër, aty ku kishte edhe kulmin e karrierës së tij si trajner, duke u shpallur kampion me Vllazninë. Por këtë radhë, jo për të drejtuar përsëri kuqeblutë, ndonëse i ndjek me vazhdimësi ata.

Tekniku malazez ka zbarkuar në Shkodër për të nisur punën si trajner i Basanias, që do të marrë pjesë edhe në këtë edicion në Kategorinë e Dytë. Skuadra me qendër në Bushat sapo ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe “Deda”, siç njihet në Shkodër, do të ketë për detyrë që të ndërtojë grupin dhe ta bëjë gati për pjesëmarrjen në edicionin e ri.

Një kthim interesant në futbollin shqiptar për Haxhiosmanoviç, i cili për herë të fundit pat drejtuar në vitin 2014 në vendin tonë.

 

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe