Hasani-Krasniqi shkëlqejnë në Rumani, gol dhe asistim në fitoren e Rapidit (video)

Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi arritin të linin gjurmë në ndeshjen e tyre debutuese me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Albion Rrahmani në duelin dramatik që përfundoi me rezultatin 4-3 për skuadrën e shqiptarëve të Kosovës.

Në minutën e 43-të në duelin ndaj Universitatea Craiova-s, ish-bomberi i Tiranës, Hasani, dhuroi një asist për Ermal Krasniqin, që me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti rrjetën e portierit kundërshtar duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

 

Fakti interesant është se sulmi i Rapidit u formua i gjithi nga lojtarët shqiptar të Kosovës, bëhet fjalë për treshen Krasniqi-Hasani-Rrahmani. Ndërkohë pjesa e dytë prodhoi plot 5 gola, fillimisht miqtë shënuan 2 herë në minutat 51 dhe 56, ndërkohë që Rapidi përmbysi gjithçka në 4-3. Fillimisht ishte Rrahmani që ngushtoi diferencën në 2-3, ndërkohë që Onea dhe Burmaz realizuan golat e përmbysjes.

 

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)