“Harrojeni buxhetin në fushë, kemi shanset tona”/ Shpend Kumbarçe mesazh Flamurtarit: Ne jemi gati për këtë sfidfë!

Korabi e kaloi një pengesë të vështirë pak ditë më parë dhe është ende në garë për misionin “Superiore”. E megjithate, “malorja” vazhdon. Pasi likuiduan Tomorin në mes te Beratit, tashmë është radha e Flamurtarit. Këtë herë nuk kanë asnjë disavantazh, pasi finalja e “play off”-it luhet në kushte totalisht të barabarta.

Në letër sigurisht është më i fortë, por jo i pakalueshëm. Në fund te fundit është vetëm një takim dhe gjithçka mund të ndodhë. Këtë e saktëson edhe Shpendi Kumbarçe, i cili dukshëm mundohet që t’u japë moral të tijve para kësaj finaleje.

“Ajo fitore që arritëm me Tomorin në Berat na ka dhënë tjetër moral. Fitorja në atë gjysmëfinale, po ta quajmë kështu, na ka motivuar me shumë për të vazhduar më tej. Jemi më të karikuar dhe më në formë sportivisht. Korabi është një nga skuadrat me më shumë ndeshje ne Kategorinë e Parë, por ka forca për të ecur përpara. Korabi sfidant ndaj Flamurtarit?

Nuk mendoj kështu, them se do të jemi të barabartë me kundërshtarin në fushë. Dihet që Flamurtari ka një emër të madh në futbollin shqiptar, ka edhe një skuadër me kualitet, që e mbylli kampionatin në vend të tretë, ndërsa fakti që mund të ketë një buxhet më të madh se ne nuk besoj se do të ndikojë në fushën e blertë. Ne jemi gati për këtë sfidë”, është shprehur Kumbarçe.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)