Bërxolla është pjesë e rëndësishme e ushqimeve speciale që amvisat shqiptare gatuajnë për familjen në natën e ndërrimit të viteve.
Një burim i pasur proteine, bërxolla, kërkon mjeshtëri në gatim, por edhe disa truke të cilat amvisat i ndajnë me AgroWeb.org.
Si Të Përgatisni Bërxollën Perfekte Të Furrës
Hapi i parë drejt gatimit perfekt të mishit gjendet tek blerja e produktit të duhur.
Është shumë e rëndësishme që të gjeni mish të mirë nga shtazë të ushqyera me bar dhe jo antibiotikë.
Hapi i dytë është prerja e duhur e mishit.
Copat e tij duhen prerë në një trashësi maksimale prej 1 cm.
Mishin mund ta prisni sipas formës që dëshironi.
Erëzat janë të rëndësishme për këtë mish special.
Gjalpi, trumza, hudhra, dhe piperi i zi janë disa prej erëzave që nuk duhet të mungojnë në përgatitjen e kësaj pjate special.
Temperatura luan një rol të rëndësishëm në gatimin e mishit.
Si fillim, mishi duhet lënë në temperaturë ambienti për 30-45 minuta.
Ky afat kohor është i domosdoshëm për çdo lloj bërxolle apo bifteku.
Pak përpara përfundimit të këtij afati kohor mund të ndizni furrën.
Ndërkohë, copat e bërxollës duhen tharë me letër kuzhine.
Më pas, me një furçë, ato duhen lyer me pak yndyrë, kripë, piper të zi dhe hudhër pluhur.
Merrni një tigan të thellë që lejon pjekje në furrë dhe vendoseni në sobë.
Hidhini pak yndyrë dhe kur ajo të jetë shumë e nxehtë hidhni bërxollat.
Shtypini në sipërfaqe me një lugë të sheshtë druri që të skuqet në mënyrë të njëtrajtshme për 30 sekonda.
Më pas, kthejini bërxollat nga ana tjetër dhe sa më shpejtë që të mundeni, futeni tiganin në furrë.
Pas 3-4 minutash, kthejeni bërxollën nga ana tjetër.
Pjekja e bërxollës dallohet nëpërmjet termometrit të kuzhinës. Ai futet në pjesën më të trashë të mishit.
Që bërxolla të jetë shumë e pjekur, termometri duhet të shënojë 68 °C.
Një pjekje mesatare kërkon që termometri të shënojë 63°C.
Pas pjekjes, hidhini bërxollat në një enë tjetër dhe mos harroni lëngun e mbledhur në tigan i cili përthithet plotësisht për rreth 3 minuta pas daljes nga furra.
Burimi: AgroWeb.org