Hallaçi harron momentin e keq që po kalon Kukësi, trajneri vijon fushatën në rrjetet sociale për Safet Gjicin (foto)

Kukësi do të luajë të mërkurën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Një sfidë që duhet fituar doemos nga verilindorët të cilët rrezikojnë seriozisht qëndrimin në elitë.

3 pikët ndaj kurbinasve janë vërtetë detyrim. Për një moment, trajneri i skuadrës Rrahman Hallaçi ka harruar periudhën e keqe që po kalon skuadra dhe është fokusuar në zgjdhjet vendore që po zhvillohen në Kukës.

Në rrjetin e tij social Instagram, shihet mbështetja që trajneri i bën kandidatit të PS Safet Gjici që është dhe njëkohësisht president nderi i klubit të Kukësit.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)