Hakerohen dhjetëra llogari në Twitter/ Viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider.

Në këto llogari përfshihen edhe ajo e miliarderit Bill Gates, Jeff Bezos, Elon Musk, Mike Bloomberg dhe Warren Buffett.

Llogaria në Twitter e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Joe Biden gjithashtu janë kompromentuar.

Llogaritë e prekura kanë postuar mesazhe me të cilat u bënin thirrje ndjekësve të tyre të dërgojnë nga 1.00o dollarë në bitcoin në adresa të caktuara, duke u premtuar se kontributet e tyre do të dyfishohen.

Kjo metodë e mashtrimit zakonisht përdoret në sulme kibernetike, duke u premtuar atyre se paratë e investuara do t’ju dyfishohen.

Gjatë të mërkurës zyrtarë të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se kanë zbuluar, se “bëhet fjalë për një sulm të koordinuar inxhinierik nga njerëz, që me sukses kishin targetuar disa prej punonjësve tonë që kanë qasje në sisteme të brendshme”.

“Hetimet tona janë duke vazhduar dhe shpresojë se do të kemi më shumë informacione për t’i ndarë me ju”, ka thënë për Business Insider, zëdhënësi i Twitter.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra