“Po tallen shqiptarët me ne”, tifozët e Hajduk shpërthejnë keq ndaj klubit pas eleminimit: Mos i bllokoni komentet, duhet të jetoni me turp

Hajduk Split

Te Hajduk Split është përjetuar si një katastrofë e vërtetë eliminimi përballë Dinamos në Conference League. Fitorja 3-1 e skuadrës kryeqytetase ndaj ekipit kroat ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. Por te Hajduku nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë eliminim, sidomos tifozët të cilët kanë sulmuar ashpër klubin në rrjetet sociale.

“Mos i bllokoni rastësisht komentet që meritonit. Duhet të keni turp, njerëzit marrin kohën për të ardhur në stadium për shkakun tuaj.”

“Turp, shqiptarët po tallen me ne. Tani Hajduku duhet t’i paguajë tifozët një charter për t’u kthyer në shtëpi.”

“Pres një falje publike nga lojtari për të gjithë tifozët”.

“Kështu që jemi, do ta humbnim ftesën për turne”. Ishin disa nga komentet e tifozëve të Hajduk Split.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…