Dyndje kroatësh në në “Air Albania”, mësohet numri i tifozëve të Hajdukut ndaj Dinamos

Hajduk

Hajduk në ndeshjen e kthimit në Tiranë udhëton me epërsi, pasi në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League. Kroatët fituan në Poljud kundër Dinamos me rezultatin 2-1.

Ndeshja e kthimit luhet në Tiranë, të enjten, duke filluar nga ora 20:45. Kampionati shqiptar ende nuk ka nisur, Dinamo City është i përqendruar 100% te përballja me Hajdukun, ndërkohë që në ekip është bashkuar edhe sulmuesi me përvojë Bernard Berisha, por që nuk mund të luajë në kë sfidë.

2 mijë tifozë kroatë

Nuk ka dyshim që një “ushtri” tifozësh kroatë do të niset drejt Tiranës, që ndodhet rreth 500 kilometra larg nga Spliti (deri në tetë orë udhëtim me makinë). Sipas disa vlerësimeve, deri në 2000 tifozë priten në stadiumin “Air Albania”. Biletat shiten nga 10 deri në 30 euro, çmimi i sektorit VIP, ndërsa për tifozët e Hajdukut janë caktuar sektorët më të lirë. Kapaciteti i stadiumit është 22.000 spektatorë. Fituesi i çiftit Hajduk Split – Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Silkeborg – Jagiellonia Białystok.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)