Habit Sabiani me deklaratën për martesën

Publiku me anë të televotimit vendosi të çonte në Dhomën e Dënimit në Big Brother VIP Monikën, Arditin, Semin, Granitin dhe Sabianin.

Kjo ndarje duket se ka ndikuar për mirë te këta personazhe, pasi po tregohen më të hapur me njëri-tjetrin.

Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën, Sabiani ka deklaruar se ka fobi nga martesa dhe prandaj nuk është martuar asnjëherë.

“Nuk jam martuar me asnjë. E kam pasur fobi martesën gjithmonë. Kam pasur një celebrim me mamin e Kejsit, por kaq. Kam qenë rebel, metalar dhe i mbaja larg këto tradicionalet, nuk më pëlqejnë”, është shprehur Sabiani.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…