Habit Ministrja e Financave! “Kemi rritur pagat, s’dimë të ketë njerëz të varfër”

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ka pasur disa rritje të çmimeve, por theksoi se ekonomia vendase është në rritje.

Sipas saj, në të gjithë analizën e ardhur nga FMN-ja dhe nga Banka e Shqipërisë, nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve.

Ajo shtoi se pagat janë rritur përgjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten në bazë të programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Ibrahimaj: Ka pasur disa rritje të çmimit. Në muajin shtator inflacioni ishte 2.5%, ndërkohë inflacioni që tregon një rritje të ekonomisë duhet të shkojë në 3%. Banka e Shqipërisë parashikon se ky nivel do të arrihet në vitin e ardhshëm. Në të gjithë analizën e ardhur nga FMN-ja dhe nga Banka e Shqipërisë, nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve apo për rritje të normave të interesit. Dua të kujtoj se pagat janë rritur përgjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten në bazë të programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Pra, të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare kanë ardhur në rritje gjatë gjithë periudhës së kaluar.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…