“Nuk e kuptoj si mund të pësojmë kështu”, Gvozdenoviç me kritika ndaj lojtarëve të tij: Turp, jemi për kritika!

Gvozdenoviç

Elbasani u mposht nga Laçi me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes foli trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviç.
Gvozdenoviç nuk e fshehu mërzinë për humbjen e marrë.

DEKLARATA E GVOZDENOVIÇ

“Jam shumë i mërzitur, jemi për kritika. Goli i parë vjen shumë shpejt, nga minuta e 5-të. Pastaj nuk ishim të përqëndruar, jam shumë i mërzitur dhe turp, të gjithë përgjegjësinë do e marrë. Do bëjmë analizë. Laçi meritoi të fitonte sot, ishte skuadra më e mirë, më e shpejtë, agresive dhe e qetë. Dua të uroj sukses tek ekipi i Laçit.

Ne ishim përgatitur mirë, por problemi në fillim. Nuk kuptoj, por do flasim me lojtarët dhe të bëjmë analiza. Nga fillimi nuk kapëm ritmin e lojës. Nuk mund të pësojmë golin në minutën e pestë. Krijuam raste, por te pasimi i fundit nuk ishim të qetë. Ishte ditë e keqe për ne.
Dhe Lila dhe Kasa kanë shpejtësi për 4-4-2 si romb. Dhe për sulmuesit, Tsage dhe Ze Gomesh. Sot nuk kishte “ëinger”, vetëm Lajthia kur u aktivizua. Humbim thellësi. Vetëm Lajthia ka shpejtësi dhe mund të sulmojë topin prapa shtëpi. Tsage është lojtar afër portës, luan mirë me shpinë.

I gjithë problemi vjen pas golit. Laçi mund të bëjë presion. Pas golit ne humbëm përqëndrim, topin e dytë, gjithmonë me ritëm kundër. Ishim penguar me golin që erdhi shumë shpejt dhe për këtë jam i mërzitur”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.

LEXO ME SHUME:Laçi mposhti Elbasanin në transfertë pas 9 muajsh mungesë, Moriero zbulon “recetën”: Djemve gjatë javës i kam kërkuar…

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana

1 comment

Humbja ndaj Laçit përjetohet keq te Elbasani 28/01/2025 - 12:22
[…] LEXO ME SHUME:Nuk e kuptoj si mund të pësojmë kështu, Gvozdenoviç me kritika ndaj lojtarëve të tij: Turp, j… […]

Comments are closed

Add Comment