Gvozdenovic frikëson Tiranën me tre sulmues, Fagu luan për “all-in”, rikthehet Najdovski: Formacionet e Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Tirana do të luhet sot në orën 18:00  në stadiumin e qytetit të Korçës. Gvozdenovic, ka humbur të skualifikuar Kosta Vangjelin, por duhet të jetë i qetë sepse janë rikuperuar Shaqe dhe Peçani, që vijnë nga dëmtimi dhe ishin në pankinë në ndeshjen e humbur para pauzës për Kombëtaret.

Në këtë pikë të vetmet ndryshime në formacionin titullar që Gvozdenovic do të rreshtojë kundër bardhebluve është zëvendësimi i detyruar i Vangjelit, vendin e të cilit në mbrojtje do ta marrë Gërço. Pastaj Shaqe që do të marrë vendin e tij si titullar në 4-2-1-3 e konsoliduar të Gvozdenovic. Kështu, në Korçë do të zhvillohet një betejë e vërtetë. Një ndeshje delikate përpara, që tekniku kërkon ta përgatisë deri në detaje

FORMACIONI I SKËNDERBEUT

Alia

Gërço-Dumfur-Prençi-Shaqe

Rabiu              Janaqi

Liço

Nikaj        Rashica     Lika

Në vigjilje të sfidës në Korçë, Tirana është thirrur në çështje për të luajtur praktikisht fatet e sezonit të tyre. Për klubin, lojtarët dhe teknikun Erbim Fagu. Konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm lidhet ngushtësisht me objektivët sezonale të kompromentuar keq në të dy frontet. Bardheblutë janë që tani -3 nga vendi i katërt e mes tyre e Dinamos është pikërisht Skënderbeu që i pret për një betejë që ngjan vendimtare. Fagu duhet të mbledhë me shpejtësi të tijtë, të dërrmuar nga humbja në vajtjen e gjysëmfinales së Kupës kundër Kukësit të vendit të fundit në renditje.

FORMACIONI I TIRANËS

Kozi

Lulaj             Najdovski           Hoxhallari

Haxhiu        Deliu    Lushkja     Përgjoni

Abazaj             Nikqi              Latifi

 

LEXO MË SHUMË: Tirana luan sezonin ndaj Skënderbeut dhe Fagu pankinën, konfirmimi i teknikut në të ardhmen lidhet me objektivat

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)