Guxuan! Ja veshjet më ekstravagante dhe të çuditshme në MET Gala 2021

Met Gala është një nga netët më të mëdha në botën e modës. Ajo u zhvillua dje dhe tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.

Si gjithmonë, pati nga ata të cilët guxuan me veshjen e tyre.

Jeremy Pope and Janet Mock. Aktori amerikan 29 vjeçar guxoi duke ardhur me dek0lte.

Lee Chae-rin, e njohur ndryshe si CL. Reperja koreane u paraqit me të brendshme.

Kim Kardashian patjetër që guxoi këtë radhë me Balenciaga. Ajo erdhi e mbuluar nga koka te këmbët.



Shawn Mendes sigurisht që duhet të hyj në këtë kategori. Djaloshin kanadez jemi mësuar ta shohim vetëm klasik e me kostum, sidomos në MET Gala. Mbase i jep më shumë guxim Camila? Nuk i dihet.

Lil Nas guxoi 3 herë, jo 1 herë.


Troye Sivan erdhi me fustan. Australiani tregoi anën e tij sensuale duke vendosur dhe një varse diamond.


Erykah Badu, këngëtarja amerikane erdhi me markën Thom Browe.


Teyana Taylor me Prabal Gurung.


Alexandria Ocasio-Cortez guxoi duke përzier modën me politikë. “Taksoni të pasurit” shkruhej në veshjen e saj. Sigurisht që kjo veshje shkaktoi shumë polemika.


Pete Davidson guxoi duke ardhur me fusta.


Virgil Abloh, designer-i amerikan, tërhoqi vëmendjen me kapelen e tij.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”