Gurë dhe shkopinj, emigrantët shqiptarë sulmojnë policinë franceze, ja çfarë ndodhi në kanalin e La Manshit (video)

Emigrantët shqiptarë që tentojnë të shkojnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet kanalit të La Manshit në Francë janë përplasur me policinë franceze, pasi kjo e fundit u ka dëmtuar gomonet me të cilat do të shkonin në Britani.

Grupi i emigrantëve shqiptarët u përlesh me policinë në fshatin Gravelines pranë Dunkirkut.

Oficerët publikë nga CRS franceze – rezerva e përgjithshme e Policisë Kombëtare Franceze dëmtuan të paktën dy nga gomonet e emigrantëve përpara se të niseshin, shkruan Daily Mail.

Të irrituar, emigrantët filluan të gjuanin me gurë dhe degë pemësh ndaj efektivëve të policisë, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Një numër i madh gomonesh pritet të nisen këtë fundjavë pasi moti i keq në vend ka ndaluar emigrantët të kalojnë kanalin e La Manshit që prej 31 tetorit.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…