“Nuk di si ta shpjegoj këtë situatë”, Gugash Magani nuk po i zgjidh problemin Tiranës: Çështja e pagave?…

Gugash Magani

Gugash Magani, trajneri i Tiranes ka folur pas humbjes se skuadres se tij me rezultatin 3-1 ndaj Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Gugash Magani.

“Janë disa gjëra të pashpjegueshme. Kjo gjë na ndodhi edhe me Skënderbeun, ku skuadra luan perfekt në pjesën e parë. Edhe sot ishim superiorë ndaj Laçit në pjesën e parë. Ata kanë ardhur vetëm 1 herë tek porta jonë, mund të shënonim edhe golin e dytë. Por më pas bëmë disa gabime. Mendoj që ndodhin në futboll, por duhen analizuar me imtësi. Ishin gabime individuale të qendërmbrojtësit tonë, nuk e di. Edhe vetë u mërzita shumë pasi patëm të gjitha shanset që të fitonim sot.

Është aluduar këto kohë që Tirana s’ka marrë rrogat. Mendoj se të gjitha skuadrat shqiptare kanë probleme. Nuk po futem fare tek pjesa e presidentit. Lojtari duhet të japë maksimumin. Kjo na ndodhi ndeshjen me Dinamon, kjo dhe sot me të njëjtin lojtar. S’dua ta paragjykoj. Është diskutuar shumë këto kohë që Tirana ka krizë. Çdo lojtar ka kontratat e veta, në fund fare ka të drejtë të marrë djersën e vet. Por kur futesh në fushë duhet të luash gjithçka për gjithçka. Ndodhën disa gabime që vështirë ta kuptosh Tiranën e pjesës së parë dhe atë të pjesës së dytë.

Pjesa më e madhe e lojtarëve japin më të mirën në fushë. Ka dhe lojtarë të tjerë që janë të përkëdhelur. Ke Ndrecën që po luan mjaft mirë. Futbolli është punë grupi dhe të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm për punën që bëjnë”, është shprehur Magani.

LEXO ME SHUME:Tirana është për turp! Laçi fiton me përmbysje dhe parakalon bardheblutë në renditje (video)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana