E FUNDIT/ Gugash Magani jep dorëheqjen nga Tirana? Klikoje Sport mëson lajmin e fundit

Gugash Magani

Gugash Magani nuk është më trajneri i Tiranës. Asnjë surprizë, Klikoje Sport ka mësuar ekskluzivisht se tekniku ka dhënë dorhëeqjen. Trajneri u ka komunikuar drejtuesve pas ndeshjes se në një situatë të tillë, nuk mund të drejtonte skuadrën pasi e shihte të pamundur të jepte një impuls për skuadrën e cila është e përfshirë në luftën për mbijetesë.

Tani është në dorën e presidentit Refik Halili të pranojë këtë dorëheqje të trajnerit dhe të mbyllë kontratën me mirëkuptim, apo të insistojë për të mbajtur Maganin në pankinë në këtë moment ku një tjetër largim trajneri, mund t’i jepte ekipit të tij goditjen fatale në luftën për mbijetesë. Largimi i teknikut u kuptua kur nuk u prenoncua pas ndeshjes së humbur ndaj Egnatias, gjithashtu edhe zëvendsi i tij, Klodian Dervishi. Në 9 ndeshje në stol, Gugash Magani ia doli të merrte vetëm 1 fitore, 4 barazime e 3 humbje, duke përfshirë edhe eleminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Skuadra e Maganit rezistoi vetëm në pjesën e parë ku nuk krijoi shumë, por as nuk lejoi rrogozhinasit që të krijonin. Bardheblutë, me frikën e renditjes, tentuan ta fitonin ndeshjen, duke dalë në sulm. Por ky guxim pati koston e shpërbërjes, e goditur fillimisht nga dy gola të Ujkës dhe Lushkjes e pastaj edhe Bakayoko e Ndrecës.

“Përsa i përket ndeshjes, kemi problem psikologjik – tha trajneri i tretë i Tiranës Endri Ohri -. Pjesa e parë ishte aty-aty, të gjithë ishim të përqendruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Më pas erdhi ai gol, që për mua është e habitshme, ku një lojtar mes 3-4 tonëve, driblon dhe futet në zonë. Ta kalojmë këtë moment pasi nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja ka 90 minuta dhe jo vetëm 45”.

LEXO ME SHUME:KJO NUK ËSHTË MË TIRANA!!! Egnatia, katër gola në kryeqytet dhe “shkelm” bardhebluve në Kategorinë e Parë (video)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana