“Guerrils” feston 14-vjetorin e krijimit, “FANATICS” ironizojnë me festën e 7 marsit: Faleminderit për urimet, vazhdojmë… (FOTO)

Dita e sotme është e shënuar si ‘Dita e Mësuesit’ dhe në futbollin shqiptar, tifozëritë më të mëdha në vend e përdorin në formë batute për të ironizuar rivalët. 7 marsi përkon gjithashtu edhe me krijimin e tifogrupit të Partizanit, “Ultras Guerrils”, që kanë bërë postimet dhe urimet e tyre.

Në krahun tjetër, janë rivalët bardheblu, “Tirona Fanatics” që ironizojnë në ditëlindjen e tyre duke shkruar se ‘TF do të vazhdojë të japë mesim me pasion si nga fillimi’.

POSTIMI

“TF ju falenderon per te gjitha urimet e ardhura sot per festen e mesuesit gjithashtu zotohen si gjithmone se do te vazhdojne mesimdhenien pasionant e te dedikuar si nga fillimi! Leksioni i rradhes, te dielen ne Qelbason! Te gjithe atje!”- shkruan tifogrupi bardheblu.

Related posts

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)