Grumbullimi në shkolla/ Policia e pranishme në çdo ambient arsimor: Apeli për prindërit dhe çfarë kërkojmë prej tyre

Policia do të jetë e pranishme në çdo ambient shkollor për të mbarëvajtur jo vetëm sigurinë por edhe për të  këshilluar të gjithë prindër e nxënës që të respektojnë masat anti-covid.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka tha se policia do të jetë e pranishme për të parandaluar çdo akt kriminal, por njëkohësisht kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të bërë prezentë çdo problematikë.

“Në të gjitha shkollat do të ketë prezence të policisë për parandalimin e çdo akti kriminal.  Patrullat dhe policimi në komunitet do të jenë prezent në shkolla sidomos në orarin e mësimit, ndërrimit të turneve deri në përfundim të mësimit.

Policia e shtetit siguron nxënësit dhe prindërit se do të jetë e gatshme me realizimin e masave në shkolla dhe masave mbrojtëse anticovid.

Ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre për të bërë prezent cdo problematikë që do të kenë.

Prezenca e policisë nuk do jetë vetëm për sigurinë, por edhe për masat anti-covid. Për këtë është edhe ky komunikim me mediave, për t’ia bërë të ditur prindërve që duhet të respektojnë distancimin social“, tha Loka.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025