Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e parë në Barcelonë, përpara ndeshjes me Andorrën.
Trajneri Edy Reja kishte në dispozicion 26 futbollistë, ndërsa mungonin vetëm portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Florian Kamberi.
Sipas stafit kuqezi, dy lojtarët do t’i bashkohen ekipit në vijim, me vonesën që lidhet me udhëtimet, pas angazhimeve me klubet përkatëse.
Shqipëria do të qëndrojë në Barcelonë deri të mërkurën, për t’u spostuar më pas në Andorrë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes në Grupin I kualifikues, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Polonia, Hungaria e San Marino.