Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, zbardhet shkaku i vdekjes/ Djali i saj…

Veronika Ramadani, gruaja që u gjet e pajetë në banesën e saj sot, ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Në këtë përfundim ka arritur ekspertimi mjeko-ligjor i bërë në trupin e saj. Për këtë arsye, policia ka liruar djalin e saj, i cili mbahej i shoqëruar prej orësh.

Njoftimi nga Policia e Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025