Gruaja nga Malajzia i dhuron burrit të saj një Lamborghini

Një grua shtatzënë nga Malajzia ndau një video në internet në të cilën ajo befason burrin e saj me një Lamborghini 650 mijë dollarësh, në mënyrë që të kërkojë kujdesin e përkushtuar ndaj saj dhe foshnjës së tyre.

Anes Ayuni Osman, 19-vjeçare, ngarkoi videon në TikTok më 12 mars, duke iu treguar shikuesve se si ajo e befasoi burrin e saj duke e çuar në një kompani makinash duke ia mbuluar sytë.

Në video, bashkëshorti i saj, 20-vjeçari Weldan Zulkefli, qan nga lumturia kur pa makinën Huracan Evo të mbështjellë me një fjongo gjigante të kuqe.

Osman është një sipërmarrëse kozmetike nga Kelantan të Malajzisë.

@ayunieso24

lepasni nak bertiga dah mommy jeles🥺

♬ Baby – Spe3d_up_songs

Që nga postimi i saj, videoja ka grumbulluar 1.5 milionë shikime dhe 160 mijë pëlqime. 

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!